75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / AR

Theret me thikë një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Minuta më parë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është therur me thikë një person.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Fillimisht ndodhi një përleshje fizike ku më pas u plagos një person me thikë.

Sot rreth orës  16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti“, tha Ahmeti./Indeksonline/