Theret me thikë një person në Prishtinë, pranga të dyshuarit

Një person ka pranuar tretman mjekësor, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është goditur me thikë nga një i dyshuar.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në mesditë në rrugën “Bedri Bajrami”, transmeton IndeksOnline.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./IndeksOnline/