10:08 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Theret me thikë një person, në Prizren

Një person është therur dje në Prizren, derisa policia po merret me rastin.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima është në Spitalin e Prizrenit.

Prizren 20.11.2019 – 19:11. Viktima mashkull shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se ishte i therur me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull shqiptar. Viktima ka vazhduar trajtimin mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, thuhet në raport./Indeksonline/

(FOTO ILUSTRIM)