75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / k.v

Theret me thikë një person në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë

Një therje me thikë ka ndodhur sot në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

Ende nuk dihet se kush është viktima, ndërkohë zyrtarët policor janë duke u marrë me rastin./IndeksOnline/