22:28 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Theret me thikë një person në Vushtrri, arrestohet një i dyshuar

Një person është therur me thikë në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Rastin për Indeksonline e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Sipas tij, ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij sulmi.

“I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin  Rajonal të Mitrovicës, kurse i dyshuari për  therjen është shoqëruar në polici” ka thënë Zahiti./Indeksonline/