13:31 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Theret me thikë një person, pesë të arrestuar

Janë arrestuar pesë të dyshuar, meshkuj Kosovar/Egjiptian pasi që ishin përfshirë në një rrahje, ku njëri prej tyre ishte therur me thikë.

Rasti ka ndodhur të dielën në mesditë në rrugën “Mikel Marku” në Pejë, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/