Theret në shtëpinë e tij ish-anëtari i ‘Guns N’Rose’
Ish anëtari i grupit të famshëm, Guns N ‘Roses, Stiven Adler ishte dërguar në spital pasi ishte ther në shtëpinë e tij.
Burimet brenda policisë të TMZ thonë se dikush në shtëpinë e Adler , pak pas orës 6:30 të mbrëmjes të enjten kanë raportuar se dikush kishte therur veten, transmeton Indeksonline.
“Neve na u tha kjo kur policët dhe mjekët arritën, ata zbuluan se ishte Adler i cili kishte pësuar një therje me thikë në stomak”.

Burimet thonë se Adler u dërgua në një spital lokal me lëndime jo të rënda
Adler ka luftuar hapur me abuzimin e substancave për dekada të tëra. Ai ishte nisur nga Guns N ‘Roses mbi varësinë e tij të drogës në 1990, por u fut më vonë në korridorin e të famshmëve me grupin më 2012./Indeksonline/
