75 Mall Live Search
09:24 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / A

Theret për vdekje aktori i njohur amerikan

Policia në Los Angeles ka arrestuar Michael Gledhill, 44 vjeç, si të dyshuar për vrasjen e aktorit të njohur amerikan James Handy.

Sipas autoriteteve, Handy, 81 vjeç, u gjet i therur në gjoks në oborrin e një shtëpie të mërkurën në mëngjes, pas një telefonate në numrin emergjent 911, ku një person kishte deklaruar: “Unë jam biri i njeriut, sapo vrava njeriun e mëkatit”, raporton CNN.

I just spoke with the LA District Attorney's Office. Michael Gledhill, who  is accused of fatally stabbing his mother's boyfriend, beloved actor James  Handy, on Wednesday morning, is scheduled to be arraigned

Oficerët e policisë, që iu përgjigjën thirrjes, e gjetën aktorin pa ndjenja dhe të plagosur rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë u shpall i vdekur.

I dyshuari, Michael Gledhill, i cili është djali i të dashurës së Handy-t dhe jetonte në të njëjtën shtëpi me nënën e tij, u identifikua si autor i mundshëm i krimit dhe më pas u arrestua për vrasje. Lirimi me kusht i tij është caktuar në 2 milionë dollarë.

James Handy, i lindur në Nju Jork, ka pasur një karrierë të gjatë në film dhe televizion. Ai njihet për rolin e tij në filmin “Jumanji” (1995) si dhe në “Top Gun: Maverick” (2022), ndërsa ka luajtur edhe në seri të njohura televizive si “NCIS: Los Angeles”, “The Closer” dhe “Cold Case”.

Përfaqësues të tij e kanë përshkruar Handy-n si një aktor të talentuar, të përulur dhe shumë të dashur nga kolegët e tij.