Theri në fyt vajzën 4 vjeçare, thotë se e bëri si sakrificë ndaj Allahut
Një burrë ka rrëfyer se ka prerë fytin e vajzës së tij katër vjeçare si një sakrificë për Zotin gjatë muajit Ramazan.
Nawab Ali qureshi, 26 vjeç kishte mohuar më parë vrasjen e Rizwana dhe akuzoi një mace familjare se kishte kryer këtë akt, raporton News Times e Indisë.
Por tan raportohet se ai pranoi vrasjen, duke pretenduar se ishte i pushtuar nga djalli kur e kishte bërë këtë krim.

Credit: Handout
Raportohet se Qureshi kishte lexuar pjesë nga Kurani para se të kryente vrasjen në Jodhpur.
Ai u tha të ketë rrëfyer për krimin, pasi gruaja e tij Shabana shkoi në polici dhe e akuzoi për vrasje pasi gjetën vajzën e tyre rreth orës 3 të mëngjesit.
Qureshi, një pronar i dyqanit të mishit, me sa duket tha: “Unë jam një mysliman i devotshëm dhe e dua vajzën time më shumë se jetën time. Për disa ditë ajo ishte me gjyshen e saj dhe u kthye ditën e enjte. Unë pastaj e mora atë në treg dhe i bleva ëmbëlsira dhe fruta. Gjatë natës unë e qova atë në pjesën e poshtme të oborrit, e vrava dhe pastaj u ktheva për të fjetur lartë në dhomë”./Indeksonline/