Therja e të riut me thikë në Istog, policia jep detaje
Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Istogut një person është therur me thikë.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar të moshës së mitur.
Më tej bëhet e ditur se viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Istog dhe Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar dy mjete të mprehta-thika të cilat dyshohet se janë përdorur.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje brenda 24-orëve./Indeksonline/

