75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / S Z

Therja me thikë në Istog, dy persona dërgohen në mbajtje

Një person është therur me thikë në Istog pas një rrahjeje, e cila kishte ndodhur në një lokal. Ndërkaq  në lidhje me rastin  policia ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Viktima është dërguar fillimisht në QMF-në e Istogut e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Ndërkaq dy të dyshuarit pas intervistimin me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.    

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, stacioni policor – Istog, më 02.11.2025, rreth orës 18:50, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёnë Tereza’, nё Istog. Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-në e Istogut, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr trajtim mjekёsor. Tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/