75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 29 Korrik 2022 / k.v

Therja me thikë në Istog, ky është personi i arrestuar

Një person është sulmuar me thikë mbrëmjen e së enjtes në qendër të Istogut.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se sulmit me thikë i ka paraprirë një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.

I dyshuari L.Agaj është vënë në pranga të policisë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti është hapur ‘tentim vrasje’ ndërsa hetuesit po merren më të.

Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Istog është transportuar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë./IndeksOnline/