75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 07 Mars 2022 / MSH

Therja me thikë pranë shisha barit në Pejë, Policia jep detaje

Mbrëmë ka ndodhur një incident në rrugën “Sadri Kelmendi” në Pejë, ku pranë një shisha bari është therur me thikë një person.

Indeksonline ka raportuar për rastin, i dyshuari dhe viktima e së cilit kanë qenë nga Deçani.

Nga ky incident, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, edhe policia ka dhënë detaje mbi rastin.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21:40.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima u dërgua për mjekim në Spitalin e Pejës.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Pejës. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.