75 Mall Live Search
18:53 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Therja në Prizren, i lënduari është i moshës 18 vjeçare

Indeksonline pak më parë raportoj në lidhje me një therje në qytetin e Prizrenit.

Rreth këtij rasti, Indeksonline kontaktoj zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën ” Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marr lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare”

“I riu aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor dhe njoftohet se ka marrë lëndime të rënda trupore. Policia ka dalur në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka thënë Gashi./Indeksonline/