75 Mall Live Search
10:01 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / k.v

Therje me thikë mes të miturve në Obiliq, një i lënduar rendë e një i dyshuar, në mbajtje

Një përleshje mes katër të miturve në Obiliq ka përfunduar me lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre, pasi është therur me thikë. Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të dielën rreth orës 19:45, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të policisë, të miturit, të gjithë meshkuj dhe shtetas të Kosovës, janë rrahur mes veti, ndërsa njëri prej viktimave ka përfunduar me lëndime serioze trupore si pasojë e përdorimit të mjetit të mprehtë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit nga organet hetuese, me vendim të prokurorit, një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./IndeksOnline/