75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 04 Mars 2023 / MSH

Therje me thikë në Breg të Diellit, dy persona dërgohen në spital

Një person është lënduar nga një therje me thikë që ka ndodhur sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, dhe se edhe një person tjetër ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka deklaruar Ahmeti për Indeksonline.