Therje me thikë në Drenas, policia arreston të dyshuarin
Policia ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovar, pasi që ai dyshohet se e ka therur me mjet të mprehtë thikë, viktimën mashkull kosovar.
Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Korroticë e Poshtme, Gllogoc 09.11.2025 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/

