10:54 / E Premte, 23 Tetor 2020 / k.v

Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy të dyshuar në rrugën “Avdullah Presheva” në Gjilan, pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte përdorur një mjet të mprehtë- thikë, transmeton IndeksOnline.

Viktima ka marrë trajtm mjekësor, ndërsa thika që dyshohet të jetë përdorur është konfiskuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/