13:04 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Therje me thikë në Gjilan

Policia ka arrestuar dje dy persona të dyshuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje të çastit që kishin pasur në komunikacion me viktimën kanë sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë në pjesën e shpinës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit ku si  pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar.