75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 15 Korrik 2025 / k.v

Therje me thikë në Klinë, dy të dyshuarit ndalohen nga Policia

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Klinë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një therjeje me mjet të mprehtë.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, përkatësisht Stacioni Policor në Klinë, është njoftuar rreth orës 21:20 nga Qendra e Mjekësisë Familjare se një person i plagosur me thikë ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por të dyshuarit nuk janë hasur aty. Pas veprimeve hetimore, ata janë kontaktuar nga hetuesit dhe janë paraqitur vetë në Stacionin Policor në Klinë rreth orës 23:10.

Pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të lartcekura.

Hetimet mbi rastin janë në zhvillim./IndeksOnline/