75 Mall Live Search
11:04 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Therje me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime në dorë, transmeton Indeksonline.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 15:00 të së dielës në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/