Therje me thikë në Prishtinë/ Policia jep detaje mbi rastin
Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte në Aktash të Prishtinës.
Burime të IndeksOnline pohojnë se pas një përleshjeje, një person është therur me thikë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili pohoi se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor” deklaroi Pllana.
Ky i fundit bëri me dije se policia po e heton rastin.
“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinimin me prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore” shtoi Pllana./IndeksOnline/
LEXO EDHE:

