75 Mall Live Search
08:48 / E Diele, 30 Maj 2021 / OSH

Therje me thikë në Prishtinë, viktima me lëndime të rënda trupore

Të premten në mesditë, rreth orës 14:30, Policia e Kosovës arrestoi dy persona pasi dyshohet se kishin therur me thikë një person.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Indeksonline.

Ai është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte./Indeksonline/