11:13 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / k.v

Therje me thikë në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull.

Policia bënë të ditur se therja me thikë ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/