75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / MSH

Therje me thikë në Prizren, shkas mosmarrëveshja

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Sipas policisë, një i dyshuar ka therur me thikë viktimën, pasi kanë pasur mosmarrëveshje mes vete.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:00, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”./IndeksOnline/