Thërrisnin emrin e tij, Ronaldo nga tribunat shfaqet i emocionuar
Skuadra e Al Nassr mbrëmë zhvilloi ndeshjen ndaj Al-Hazm, në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite dhe u mbyll me rezultatin 4:4.
Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk luajti në këtë ndeshje për shkak të dënimit që mori, shkruan Indeksonline
Në minutën e 7’të, tifozët e Al Nassr filluan ta këndonin emrin e Cristianos, kurse një mbështetës xhiroi reagimin e tij në tribuna.
Ronaldo dukej i emocionuar kur dëgjonte të gjithë stadiumin duke thirrur emrin e tij.
Kujtojmë që Ronaldo mori dënim për shkak të gjesteve që bëri ndaj tifozëve të ekipit kundërshtar, të cilët thërrisnin emrin e Lionel Messit./Indeksonline/