Therret me thikë një 23-vjeçar në Ferizaj, arrestohen dy persona

Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy persona janë arrestuar dhe u është sekuestruar një thikë.
”Rr. 12 Qershori, Ferizaj / 25.01.2025 – 17:00. Viktima mashkull/kosovar ka pësuar lëndime, pasi që në rrethana të panjohura është therrë me thikë. Viktimës është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas hetimeve është arrit të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/