75 Mall Live Search
23:16 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Therret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therrur me mjet të mprehtë në Prishtinë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe nga policia e Kosovës

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.