75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / A. M.

Therret me thikë një person në Prizren, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një i ri është therrur me thikë në qytetin e Prizrenit, konkretisht në lagjen “Kurilla”.

I riu ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi.

“Një i lënduar, policia ka dal në vendin e ngjarjes. Është kuptuar se është gjendje të rëndë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Policia ka vazhduar me hetimet”, ka thënë ai.

Ndërsa, kujtojmë se lidhur me këtë rastin që ndodhi dje ende nuk ka të arrestuar.  /Indeksonline/