75 Mall Live Search
21:09 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / Burim

Theret me thikë një person në Theth

Një tjetër incident është shënuar në veri të vendit.

Një i ri ka mbetur i plagosur në fshatin Nderlysaj, në Theth.

Top channel raporton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku pas një përleshje është plagosur lehtë me thikë një banor vendas.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë po dërgohet për në spital, jashtë rrezikut për jetën.