75 Mall Live Search
10:38 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Therrje me thikë në Gllogoc, arrestohet i dyshuari

Një person është therr me thikë nga një person tjetër të shtunën në mbrëmje në Gllogoc, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“ Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore, pasi është therur me thikë nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Policia ka konfiskuar në vendin e ngjarjes një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/