75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 01 Tetor 2021 / A. M.

Therrje me thikë në Podujevë, policia jep detaje!

Sot rreth orës  12:00, Policia e Kosovës ka marrë informacion se në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, ka ndodhur një përleshje fizike ku janë përfshirë disa persona.

Zëdhënësja e PK-së për komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej tyre dyshohet të ketë marrë lëndime nga një mjet i mrehtë(thikë).

Personat e lënduar të përfshirë në këtë rast aktualisht janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm  mjekësor, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me personat në fjalë dhe  rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka deklaruar ajo. /Indeksonline/