75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Therrje me thikë në Prizren

Mbrëmë rreth orës 20:35 në Prizren një person është therur me thikë.

Viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga i dyshuari K/Shqiptar, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/