Thesari i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës.
Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku edhe u dërgua menjëherë për trajtim në spital.
Mirëpo, pas disa orëve në trajtim, Ismajli e ka kaluar gjendjen e rëndë dhe është liruar nga spitali për t’u kthyer në shtëpi.
Ai do të jetë i gatshmëm për t’i ndihmuar skuadrës, kanë njoftuar përmes një postimi, klubi i Ferizajt.
Postimi i plotë nga KF Ferizaj:
Thesari Ismajli ështe ne gjendje te mire. Lojtari i skuadres sonë Thesar Ismajli ështe ne gjendje te mirë pas lendimit qe mori sot ne duelin me kundershtarin ku per disa sekonda ishte ne gjendje kritike. Thesari para pak minutash është liruar nga spitali per ne shtepi ku klubi jonë vizitoj Thesari, ku jemi te lumtur qe gjendja e tijë ështe e mire, dhe ështe i gatshem ti ndihimoj klubit tonë. #ForcaThesar.