75 Mall Live Search
17:56 / E Martë, 18 Qershor 2024 / Gj. Sh

Theu hundën, Mbappe nuk do të jetë në gjendje të luaj të premtën kundër Holandës

Hapja e Kampionatit Evropian të Francës, përfundoi me një fitore 1-0 kundër Austrisë, por gëzimi i kësaj fitoreje iu ndal në gjysmë francezëve nga lëndimi që pësoi sulmuesi, Kylian Mbappé.

Diagnoza e thyerjes së hundës u konfirmua gjatë ekzaminimeve me rreze X në spital, njoftohet në një deklaratë të lëshuar nga Federatës Franceze të Futbollit (FFF) në orët e para të mëngjesit të së martës.

Por sa kohë do të mungojë Kylian Mbappe?

FFF konfirmoi se Mbappe do të qëndroi një periudhë të shkurtër jashtë fushës, ai nuk do të ketë nevojë t’i nënshtrohet një operacioni menjëherë. Një operacion do ta kishte mbajtur atë larg nga fusha e lojës për të paktën dhjetë ditë, një mungesë e gjatë në kuadrin e një gare njëmujore.

Federata Franceze ka konfirmuar se do t’i bëhet një maskë në mënyrë që të kthehet sa më shpejt. Megjithatë, duke përjashtuar një surprizë të minutës së fundit, shkruan IndeksOnline.

Mbappe nuk do të luajë të premten kundër Holandës në Leipzig. Francezi duhet të jetë i aftë për t’u paraqitur në raundin e fundit të ndeshjeve të fazës së grupeve kundër Polonisë të martën e ardhshme.

Duke luajtur tashmë ndeshjen e tyre të parë, trajneri francez Didier Deschamps nuk do të kishte qenë në gjendje të thërriste një zëvendësues, edhe nëse Mbappé do të ishte përjashtuar për të gjithë kompeticionin. /IndeksOnline/