10:38 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Theu të dyja këmbët gjatë një konkursi të gjimnastikës, Cerio ka një kërkesë

Sportistja e cila theu të dyja këmbët gjatë një konkursi, i ka kërkuar njerëzve që të ndalojnë qarkullimin e videos të dëmtimit të saj, transmeton Indeksonline.

Samantha Cerio, nga Universiteti i Auburn iu drejtua personave që shpërndanë videon e saj në Twitter.

“Ju që keni publikuar dhe më keni etiketuar mua në videon e lëndimit tim, jam duke iu kërkuar ju lutem ndaloni”, shkroi ajo.

“Duke kaluar nëpër dhimbje dhe duke parë gjunjët e vendosur në atë ishte mjaft e tmerrshme, por të vazhdojë të shohë videot/fotot sepse disa njerëz kanë lirinë që të ripostojnë ato, kjo nuk është në rregull. Unë kam familje, miq, dhe shokë të grupit të cilët nuk kanë nevojë të më shohin mua duke u plagosur pa pushim. Dhimbja ime nuk është argëtimi juaj”.

Ceriu theu të dy gjunjët dhe këputi ligamente të shumta në këmbët e saj të premten deri sa ishte duke bërë disa ushtrime rutinë në një konkurs në gjysmëfinale të NCAA në Luziana. /Indeksonline/

The world’s most flexible women athletes, in pictures: These 30 women athletes will wow you with their extraordinary flexibility and inspiring accomplishments.