Thiago Alcantara i ribashkohet stafit të Flick te Barcelona

Ish-mesfushori, Thiago Alcantara vendosi që t’i ribashkohet stafit të Hansi Flick.
Thiago kaloi disa javë në stafin e Flick verën e kaluar dhe i njihet merita për ndihmën që i dha trajnerit për t’u përshtatur me jetën në një vend të ri. Të dy ishin shumë të afërt gjatë kohës që Thiago ishte lojtar i Bayern Munich me Flick si trajner.
Por u detyrua të largohej nga Barça, për shkak të disa çështjeve burokratike dhe iu desh të priste derisa klubi të krijonte hapësirë të mjaftueshme për kufizimin e pagave.
Alcantara, kujtojmë po ashtu se ishte edhe lojtar i Barcelonës, ku ka qenë edhe pjesë e akademisë së famshme, “La Masia”.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi te Bayern Munichu, ku fitoi tituj të shumtë me “Bavarezët” dhe më pas u transferua te Liverpooli, ku përfundoi karrierën./IndeksOnline/