75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Thiago Alcantara te Liverpooli? – Kloppi flet publikisht për këtë çështje

Javët e fundit emri i Thiago Alcantaras është lidhur me një kalim tek ekipi i Liverpool.

Trajneri i “The Reds”-it, Jurgen Klopp ka folur më në fund rreth kësaj çështjeje, transmeton Indeksonline.

“Nëse do të mund ta shpikja një fjalë që do të ndalte spekulimet, do t’isha bërë i pasur. A e përmenda që Thiago është një lojtar shumë i mirë? Është mirë qe ne jemi të lidhur me të, por kaq ka tani për tani. Lojtari i mirë i lidhur me një klub të madh, gjë e mirë. Kaq unë mund të them për momentin”, u shpreh trajneri i Liverpooli./Indeksonline/