Thiago Silva i matur, i përkrah dy skuadrat në finalen e Kupës së Botës për Klube

Sonte zhvillohet ndeshja finale mes Chelseat dhe PSG-së në Kupën e Botës për Klube.
Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim në lidhje me këtë super ndeshje, shkruan Indeksonline
Silva i cili ka luajtur për dy skuadrat, ka qenë i matur në këtë deklaratë, duke i përkrahur të dy skuadrat.
“Edhe pse më dhemb që nuk jam në finalen e sotme, është e mrekullueshme të shoh dy ish-klube që i dua shumë, me një shans për të bërë histori. Fat të mbarë të dyjave… mezi pres një finale emocionuese”, ka shkruar Silva në rrjetet sociale
Finalja zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “MetLife”./Indeksonline/