Thiago Silva konfirmon largimin nga Fluminense, pritet rikthimi i tij në Evropë
Thiago Silva ka njoftuar largimin e tij nga skuadra braziliane, Fluminense.
Mbrojtësi 41-vjeçar e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke falenderuar klubin dhe tifozët, shkruan IndeksOnline.
”Koha jonë së bashku ishte më e shkurtër nga ç’e imagjinonim, por mjaftueshëm intensive për të krijuar kujtime që do t’i mbaj me vete për gjithë jetën.
Jam thellësisht mirënjohës ndaj klubit, stafit teknik, shokëve të ekipit, familjes sime dhe, veçanërisht, ndaj tifozëve, të cilët e shndërruan këtë ëndërr në realitet dhe më bënë të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë në Fluminense.
Kudo që Zoti më çon në këtë udhëtim, momentet që jetuam së bashku do të mbeten të përjetshme në historinë time. Edhe nëse, në këtë moment, nuk i vesh ngjyrat trengjyrëshe, ato gjithmonë do të rrjedhin në venat e mia.”, ka shkruar Silva.
Braziliani pritet të rikthehet në Evropë, ku interesim kanë shfaqur dy ish-skuadrat ku ka luajtur më herët, AC Milan dhe Chelsea, e po ashtu edhe West Ham United./IndeksOnline/

