75 Mall Live Search
21:49 / E Diele, 09 Korrik 2023 / C E

Thiago Silva: Më vjen keq që Pulisic do largohet nga Chelsea, por te Milan do bëjë shumë punë!

I pranishëm në Silverstone për Çmimin e Madh të Britanisë të Formula 1, ish-mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, sot pjesë e Chelsea-t, foli për Christian Pulisic, që shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te “kuqezinjtë” e Italisë.

Duke folur për mediet, Thiago Silva shprehu keqardhje për largimin e mikut të tij nga “Blutë e Londrës”, por shtoi se mesfushori do të japë shumë te “Djalli”.

“Më vjen keq që do largohet sepse ai është një djalë i mire. Ai është një lojtar fantastik. Ai nuk kishte aq shumë shanse për të luajtur me ne vitin e kaluar. Nëse ai shkon në Milano, do të bëjë mirë”-tha braziliani.