Thiago Silva po kthehet në Serie A, jo te Milani

Fiorentina e Commissos do të jetë protagoniste në merkaton e verës me emra të rëndësishëm.
Drejtuesit duan një ekip me talente të ndërthurur me lojtarë me eksperiencë si Ribery dhe i dyti në listë pritet të jetë Thiago Silva.
Shtypi italian shkruan se klubi vjollcë ka marrë “ok” nga mbrojtësi brazilian për t’u transferuar pas përfundimit të finales së Champions League.
Marrëveshja mes palëve është pranë për një kontratë 2-vjeçare ku mbrojtësi do të përfitojë 4 milionë euro në vit.