Thiago Silva vendos të largohet nga Fluminense, synon rikthimin në Evropë
Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka vendosur të largohet nga Fluminense.
Silva, e mbyll kështu rikthimin te skuadra e fëmijërisë pas vetëm 1 viti.
Sipas “Globo”, braziliani synon rikthimin në Evropë ku dhe dëshiron të ketë paraqitje të mira që të bie në sy të Ancelottit për një ftesë te “Seleçao”.
Silva, nga rikthimi i tij në vitin 2024 kishte bërë 66 paraqitje me Fluminensen ku kishte shënuar 5 gola./IndeksOnline/

