13:39 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thibaut Courtois ndjehet i mërzitur me tifozët e Chelseas

Portieri i Real Madrid, Courtois ka thënë se ndjehet i mërzitur me reagimin e tifozëve të Chelseas pas largimit të tij, transmeton Indeksonline.

Portieri belg shpenzoj pesë vite tek ekipi londinez para se të largohej në drejtim të ekipit spanjoll Real Madrid gjatë kësaj vere.

Belgu ka treguar se vendimi për t’u larguar e kishte marrë në muajin mars dhe se edhe ekipi ishte në dijeni për këtë.

Kur u pyet për nervozizmin e tifozëve blu, Courtois tha: “Më bën të ndihem i mërzitur dhe me siguri ata nuk e din të gjithë të vërtetën. Në mars ishte marrë vendimi dhe mendoja që edhe klubi do ta pranonte. Pasi që transferimi ishte mbyllur, unë nuk u shfaqa në stërvitje sepse mendoja se do të shqetësoja skuadrën.”

Po ashtu Courtois tha se një faktor tjetër i rëndësishëm për transferimin e tij tek Real Madrid, ishin dy fëmijët e tij që jetojnë atje me ish të dashurën e tij./Indeksonline/