16:50 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thibaut Courtois prezantohet në ”Santiago Bernabeu”, ka diçka për të thënë për klubin madrilen

Transferimi në Real Madrid ia ka plotësuar ëndërrën jetëse përforcimit të ri, Thibaut COurtois, transmeton IndeksOnline.

Ai vshtë prezantuar sot në ”Santiago Bernabeu” pasi e kompletoi transferimin nga klubi anglez, Chelsea.

Belgu do ta ketë konkurrencën e numrit një nga Keylor Navas, Kiko Casilla, Andriy Lunin dhe Luca Zidane dhe u deklarua shkurt për mediat pas prezantimit.

”Faleminderit, sot unë e realizova ëndërrën e fëmijërisë dhe ata që më njohin mua dinë gjithçka që kam bërë dhe se sa shumë kam punuar të jem këtu”.

”Unë dua ta falënderoj Real Madridin për përpjekjen e tyre dhe unë gjithnjë do ta jap më të mirën nga vetja kudo që do të jem”.

”Ëndërra ime është bërë realitet tan. Jam përballur me Realin si kundërshtar dhe e di se çfarë do të thotë, por gjithnjë kam ëndërruar të luaj këtu me fanellën e Madridit”.

”Ky është klubi më i mirë në botë. Jam madrilen dhe dua ta mbroj këtë fanellë. Faleminderit dhe Hala Madrid”, u shpreh belgu./IndeksOnline/