Thiem “remontada” Djokovicit, i hap dyert Federerit
Po zhvillohen finalet e mëdha të tenisit në ATP London, ndërsa siç duket nga faza e grupeve të tetë më të mirëve, fjala favorit nuk ekziston.
Legjenda e sportit të shtrenjtë, Roger Federer ka arritur të “këndellet” pas humbjes që tani më nuk është aq shokuese.
Zvicerani ka rikthyer besimin se mund të kualifikohet në gjysmë finale, kjo edhe pas fitores së Dominic Thiem përball ish numrit një të botës, serbit Novak Djokovic.
Përderisa Roger fitoi bindshëm 2 me 0 kundrejt italianit Berretini, sensacioni Thiem u deshtë ta përmbys Nolen nga një set në disavantazh.
Federer dhe Djokovic përballën në takimin e fundit të grupit ndërsa Thiem është kualifikuar për në raundin tjetër, atë të “Final Four”.
/Indeksonline/