75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / G T

Thierry Henry largon Salah-un dhe Harry Kane-n nga lista e “Topit të Artë”: Për mua është Raphinha, shënon edhe pa penallti!

Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry ka folur për favoritet e “Topit të Artë” për këtë sezon.

Sipas Henry-s, më meritori deri tani është lojtari i Barcelonës, Raphinha, shkruan Indeksonline

Gjatë emisionit në “CBS Sports Golazo”, Henry largon nga gara Mo Salah-un dhe Harry Kane-n.

“Respekt për Harry Kane dhe Mo Salah. Por në garë për Topin e Artë këtë sezon favoriti është Raphinha. Ai ka shënuar 11 gola në Champions League, që është një paraqitje fantastike. Sidomos duhet pasur parasysh edhe faktin që ai nuk i godet penalltit”, u shpreh Henry

Salah po shkëlqen me Liverpoolin, por mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe tashmë gjasat për të fituar këtë çmim individual janë shuar./Indeksonline/