Thierry Henry: Liverpooli është nga një planet tjetër, kurrë s’do doja të luaja kundër tyre

Thierry Henry e ka quajtur skuadrën e Jurgen Klopp si një skuadër e një planeti tjetër. Paraqitja madhështore e Reds ndaj Evertonit ka marrë lëvdatat më të mëdha nga ish-sulmuesi i famshëm evropian.
Henry ka thënë se po të ishte ende aktiv, nuk do të donte të luante asnjëherë ndaj një skuadre si Liverpooli.
“Për mua ata janë në një planet tjetër. Katër gola ndaj Arsenalit, katër ndaj Sauthamptonit, katër Evertonit, dhe katër mund të ia shënojnë edhe Wolverhamptonit, sepse ata mund të bëjnë gjithçka me klasin që kanë. Intensiteti që kanë në fushë, presioni i lojës dhe paraqitja e tyre është e mahnitshme. Paramendojeni që Henderson-Alcantara-Fabinho kanë luajtur vetëm tre ndeshje së bashku, nuk mund të imagjinoj që mund t’i sfidojë dikush këtë treshe nëse janë gjithmonë së bashku” ka thënë Henry./Indeksonline/