09:51 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

Thierry Henry në Arsenal? Legjenda mezi e pret një ofertë: Patjetër që ‘PO’

Thierry Henry e pranon që e ka në ëndërr që një ditë të rikthehet në Arsenal.

Legjenda e futbollit francez u largua pak ditë më parë nga skuadra e Montreal, kurse e ardhmja e tij ende nuk dihet, shkruan IndeksOnline.

Pyetjes, se a e dëshiron kthimin në Arsenal, Henry është përgjigjur: Dëgjoni, nëse e pyesni një tifoz të Arsenalit, se a dëshiron të jetë trajner, ai do të thotë “PO”. Nëse e pyesni një tifoz të Arsenalit nëse do të donte të shënonte një gol për këtë ekip, sigurisht se përgjigja do të ishte “PO”.

43-vjeçari e nisi aventurën menaxheriale gjatë vitit 2016 si asistent te Kombëtarja e Belgjikës. Gjatë vitit 2018, ai u emërua trajner i Monacos, por u largua në vitin 2019. Së fundmi ishte te Montreal Impacti./IndeksOnline/