75 Mall Live Search
13:50 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / G T

Thierry Henry për Liverpoolin: Nëse pranoni kaq shumë gola, e keni të vështirë të fitoni Championsin!

Legjenda e futbollit, Thierry Henry, ka komentuar ndeshjen e Liverpoolit ndaj Atletico Madrdit, të cilën e fitoi skuadra angleze në fund me shifrat 3:2.

Henry në emisionin “CBS Sports” tha se “The Reds” e kanë të vështirë të fitojnë Ligën e Kampionëve nëse vazhdojnë të pranojnë kaq shumë gola, shkruan Indeksonline

“Ata po pranojnë shumë gola. Në Champions League, nëse ju pranoni kaq shumë – e keni të vështirë të fitoni”, u shpreh Henry

Liverpooli ndaj Atleticos pranoi dy gola në “Anfield” dhe me pak fat, shënoi në minuta e fundit nga Van Dijku për 3:2./Indeksonline./